
“I kërkova Kinës të ushtrojë ndikimin e saj mbi Rusinë për të arritur një armëpushim në Ukrainë”. Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell, në një konferencë për shtyp pas Këshillit joformal të Zhvillimit në Montepellier.
“Nga këndvështrimi im, Kina nuk mund të ndërmjetësojë sepse pozicioni i saj është më afër Rusisë, por është e qartë se ajo mund të ushtrojë ndikimin e saj dhe të luajë një rol në një zgjidhje diplomatike”, theksoi ai. (A2 Televizion)