Befasi në listën e Spanjës, Sergio Ramos nuk grumbullohet për Evropianin

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 12:29 | Futboll
Befasi në listën e Spanjës, Sergio Ramos nuk grumbullohet

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, ka shkaktuar befasinë me listën e tij të të grumbulluarve për Evropianin. Sergio Ramos, lojtari me më shumë ndeshje me përfaqësuesen, nuk do të jetë i pranishëm në turneun që do të nisë pas disa javësh.

Kapiteni i Real Madrid u dëmtua në ndeshjen ndaj Chelsea në Champions League dhe nuk ka luajtur me madrilenët ndeshjet e fundit të kampionatit, gjë që ka çuar Luis Enriquen drejt vendimit drastik.

Lista e plotë e Spanjës:

Portierë: Unai Simón, De Gea, Robert Sánchez

Mbrojtës: Gayà, Jordi Alba, Pau Torres, Laporte, Eric García, Diego Llorente, Azpilicueta dhe Marcos Llorente.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke dhe Fabián.

Sulmues: Dani Olmo, Oyarzabal, Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traoré dhe Pablo Sarabia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos