Protesta zhvendoset te Kryeministria, breshëri gurësh në drejtim të efektivëve të policisë  

Nga A2 CNN
18 Tetor 2026, 15:37 | Aktualitet

Përplasja mes protestuesve dhe policisë tashmë është zhvendosur para Kryeministrisë, ndërkohë që sot shënohet dita e gjashtë e protestave të dhunshme.

Studentët dhe gjimnazistët lëshuar një breshëri gurësh në drejtim të autoboteve dhe uniformave blu.
Më herët sot incidente të dhunshme u shënuan te Ministria e Arsimit, si dhe te selia e PS, ku protestuesit thyen xhamat e godinës.

Në ditën e gjashtë të protestave, vijohet të bëhet thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë tha më herët sot se është përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhunës që kërkon gjak.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos