
Belgjika është vendi i parë në të cilin kampionati i futbollit është mbyllur zyrtarisht për shkak të Koronavirus. Federata Belge nëpërmjet një komunikimi zyrtar, njoftoi se duke parë situatën me pandeminë është e pamundur vazhdimi i pjesës së mbetur të sezonit duke i akorduar titullin kampion skuadrës së vendit të parë, Club Brugge.
Bluzinjtë kryesojnë renditjen me 15 pikë diferencë nga vendi i dytë, në të cilin ndodhet skuadra e Gent. Vendimi duhet të ratifikohet në një mbledhje të ardhshme me 24 klubet e dy ligave kryesore në Belgjikë, por duke qenë se 17 prej tyre kanë qenë pro vendimit që më herët, sezoni është mbyllur me renditjen aktuale, asaj deri në javën e 29-të të kampionatit. (A2 Televizion)