
Mbrojtësi gjerman i Bayernit, Jerome Boateng, nuk i rezistoi izolimit nga koronavirusi dhe lëvizi me makinën e tij Audi A9. Por shkeljet e tij nuk u mbyllën këtu, pasi si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai u aksidentua me barrierat anësore të rrugës.
Mediat gjermane shkruajnë se mbrojtësi i shkaktoi një dëm prej 25 mijë eurosh makinës së tij, ndërsa është gjobitur edhe nga klubi i Bayern-it, por shuma, e cila do të shkojë për një spital në Mynih, nuk është bërë e ditur.
Për fat të mirë, Jerome Boateng nuk pësoi lëndime. (A2 Televizion)