
Zlatan Ibrahimovic nuk do të rinovojë kontratën e tij me Milanin, që përfundon në 30 qershor, dhe do të largohet nga kuqezinjtë këtë verë.
Lajmin e ka dhënë “La Gazzetta dello Sport”, sipas së cilës, 38-vjeçari nuk është dakord me projektin sportiv të administratorit të Milanit, Ivan Gazidis.
"Ibra bye bye Milan" është titulli i gazetës milaneze, që thekson se suedezi është shumë i inatosur me shkarkimin e Zvonimir Boban si shef klubi, me të cilin kishte shumë miqësi. Kësaj i shtohet mundësia që edhe Paolo Maldini të largohet në fund të sezonit nga posti i tij si drejtor sportiv i Milanit. (A2 Televizion)