Belsh, i moshuari humb jetën pas një aksidenti me traktor

Nga A2 CNN
10 Korrik 2023, 20:51 | Kronikë
Belsh, i moshuari humb jetën pas një aksidenti me traktor

Një i moshuar në fshatin Dëshiran të Belshit ka humbur jetën pas një aksidenti që pësoi duke drejtuar traktorin.

Viktima është 74-vjeçari me inicialet R.Q..

“Duke drejtuar mjetin bujqësor “Zetor”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përmbysur. Drejtuesi i mjetit shtetasi R. Q., ka ndërruar jetë në vendngjarje”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos