
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Balldrenit".
Policia bën të ditur se janë përplasur furgoni me drejtues shtetasin A. S. me një motoçikletë të drejtuar nga shtetasi M. L. Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)