Beqarët e kaluan më lehtë karantinën sesa çiftet problematike

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 17:16 | Lifestyle
Beqarët e kaluan më lehtë karantinën sesa çiftet

Beqarët e kanë kaluar më lehtë karantinën sesa personat në një lidhje jo të shëndetshme.

Sipas një studimi austriak, që vëzhgoi 1000 persona një muaj pas karantinimit, personat që ishin në një lidhje jo të kënaqshme përjetuan 3 herë më shumë ankth dhe depression sesa beqarët.

Rezultatet e studimit tregojnë se “zgjedhja e partnerit duhet bërë me kujdes, pasi ka shumë rëndësi jo vetëm në kohë të vështira si këto që kaluam, por edhe në përditshmëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos