
“Hetimi ynë arrin në përfundimin që sulmi ishte një gabim tragjik.”, u shpreh Kenneth McKenzie, gjeneral i ushtrisë së SHBA.
Si pasojë, një punonjës humanitar dhe 9 anëtarët e familjes së tij, përfshirë 7 fëmijë, u vranë në sulmin e 29 gushtit.
“Si komandant lufte, unë jam plotësisht përgjegjës për sulmin dhe rezultatin e tij tragjik.”
Reagimi i furishëm i ushtrisë amerikane erdhi disa ditë pas sulmit terrorist në aeroportin e Kabulit, kur po vijonin operacionetkaotike të evakuimit. Bombardimi ishte akti I fundit I ushtrisë amerikane në Afganistan, përpara se të përfundonte misionin 20-vjeçar në këtë shtet.
Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara gjurmoi automjetin e punonjësit humanitar për 8 orë, duke besuar se kishte lidhje me militantët e ISIS-K, një celulë lokale e Shtetit Islamik.
Nga vëzhgimi është dyshuar që disa persona mbushënmakinën me eksploziv, por rezultoi që ngarkesa të ishte vetëm bidona me ujë.Administrata amerikane konfirmoi që në këtë operacion nuk janë përfshirëtalebanët.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranojnë fajin për vrasjen e 10 personave të pafajshëm në Afganistan, disa ditë para tërheqjes nga ky shtet. Hetimi i Komandës Qëndrore Amerikane konfirmoi që shënjestra e bombarduar në Kabul ishte e gabuar.
“Hetimi ynë arrin në përfundimin që sulmi ishte një gabim tragjik.”, u shpreh Kenneth McKenzie, gjeneral i ushtrisë së SHBA.
Si pasojë, një punonjës humanitar dhe 9 anëtarët e familjes së tij, përfshirë 7 fëmijë, u vranë në sulmin e 29 gushtit.
“Si komandant lufte, unë jam plotësisht përgjegjës për sulmin dhe rezultatin e tij tragjik.”
Reagimi i furishëm i ushtrisë amerikane erdhi disa ditë pas sulmit terrorist në aeroportin e Kabulit, kur po vijonin operacionetkaotike të evakuimit. Bombardimi ishte akti I fundit I ushtrisë amerikane në Afganistan, përpara se të përfundonte misionin 20-vjeçar në këtë shtet.
Inteligjenca e Shteteve të Bashkuara gjurmoi automjetin e punonjësit humanitar për 8 orë, duke besuar se kishte lidhje me militantët e ISIS-K, një celulë lokale e Shtetit Islamik.
Nga vëzhgimi është dyshuar që disa persona mbushënmakinën me eksploziv, por rezultoi që ngarkesa të ishte vetëm bidona me ujë.Administrata amerikane konfirmoi që në këtë operacion nuk janë përfshirëtalebanët. (A2 Televizion)