Berisha çon në KAS vendimin e KQZ, Sefa i dërgon Clibashit njoftimin me dorëheqjen e Bashës

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 18:33 | Aktualitet

Komisioneri shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi se do të presë afatin prej 48 orësh që i ka lënë Partia Demokratike për të plotësuar dokumentacionin, shoqëruar me firmën e Lulzim Bashës si kryetar i saj. Ndërkohë, Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i PD pranë KQZ-se, në vend të firmës së Bashës i ka dërguar njoftimin për shtyp fjalimin në të cilin kryetari lajmëronte dorëheqjen. Nga ana tjetër, edhe demokratët e Berishës kanë paraqitur ankimim pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, ku kundërshtojnë vendimin e Celibashit, që njohu si përfaqësues legjitime të PD-së Bashën dhe të autorizuarit prej tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos