Juristi: Për rastet e dhunës policore, Prokuroria duhet të nisë hetimin kryesisht

Nga A2 CNN
25 Tetor 2026, 21:53 | Kronikë

Juristi Agred Tafaj ka deklaruar se Prokuroria nuk duhet të presë që të bëjnë njerëzit vetë kallëzime për rastet e dhunës policore, por të nisë vetë hetimin kryesisht.

“Duhet që prokuroria të nisë hetimin kryesisht të veprave penale. Kemi rastin e policit që i theu këmbën studentit. Është rast i pastër torture. Kemi rastet e tjera kur disa policë dhunojnë e të tjerët shohin pa lëvizur. Këto raste i ka parashikuar Kodi Penal. Për këto gjëra, Prokuroria nuk duhet të presë që të bëjnë njerëzit vetë kallëzime”, tha Agred Tafaj.

“Këto janë raste publike, të dokumentuara, të cilat i kanë parë njerëzit. Pastaj, del kryeministri dhe thotë se disa prej këtyre efektivëve janë pezulluar. Çfarë pezullimi? Ata po kryejnë vepra penale para syve të njerëzve”, shtoi juristi.

Më tej, Rafaj shtoi se “fakti që policët janë të paidentifikuar kjo krijon pasiguri te qytetari”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos