Kongresmeni Wilson uron qytetarët e Serbisë dhe studentët pas zgjedhjeve

Nga A2 CNN
25 Tetor 2026, 22:25 | Ballkani

Kongresmeni Wilson uron qytetarët e Serbisë dhe studentët pas

Kongresmeni amerikan Joe Wilson uroi qytetarët e Serbisë dhe veçanërisht studentët, të cilët, sipas tij, treguan “vendosmëri dhe patriotizëm historik” në përpjekjet për të rikthyer sundimin e ligjit në vend.

“Amerikanët u dërgojnë urime të përzemërta qytetarëve të Serbisë pas një fushate të vështirë zgjedhore”, shkroi Wilson në X, përcjell A2.

“Tani fillon puna e vështirë. Pres me padurim ripërtëritjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara! Zoti e bekoftë Serbinë”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos