"Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave"

Nga A2 CNN
25 Tetor 2026, 22:32 | Ballkani

"Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave"

Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind të votave, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar” ka 40,42 për qind, sipas të dhënave të CRTA-s.

Lista “Ivica Daçiq – Faktor stabiliteti” ka marrë 2,20 për qind, ndërsa Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës 1 për qind. Koalicioni Shqiptar ka siguruar 0,90 për qind të votave, përcjell A2.

Sipas CRTA-s, fletëvotimet e pavlefshme përbëjnë 1,55 për qind.

Këto janë vlerësime të CRTA-s bazuar në rezultatet nga një mostër vendvotimesh, jo rezultate përfundimtare zyrtare./ REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos