Berisha: Të hedhim në koshin e plehrave vendimin poshtërues të pengut Lulzim Basha

Nga A2 CNN
12 Shtator 2021, 18:18 | Politikë
Berisha: Të hedhim në koshin e plehrave vendimin poshtërues

Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër në Facebook për vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Berisha ka publikuar një video ku dikush hedh në koshin e plehrave kartën e anëtarësisë së PD, ndërsa bashkëngjitur shkruan se nuk duhet të ketë asnjë largimin nga radhët e PD. Për Berishën, në koshin e plehrave duhet hedhur vendimi i pengut Basha, siç e quan ai.

“Të dashur anëtarë dhe anëtare të Partisë Demokratike, asnjë largim nga radhët e saj, por të gjithë së bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshtërues dhe fund e krye për interes personal të pengut Lulzim Basha.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë! Sb”, mbyllet postimi i Berishës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/10/ndjej-dhimbje-per-vendimin-ndaj-berishes-basha-sot-foli-me-tezat-e-rames-pd-ska-rruge-tjeter-pervec-se-e-bashkuar/
https://a2news.com/2021/09/10/grupi-parlamentar-i-pd-se-eshte-grupi-im-berisha-jep-deklaraten-e-pare-pas-betimit-ne-parlament/

A2 CNN Livestream

Latest Videos