
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar përmes një mesazhi në rrjetet sociale “heroin e demokracisë” Azem Hajdari, në 23 vjetorin e vrasjes së tij.
Kreu i Shtetit shkruan se vepra e Azem Hajdarit solli pluralizmin politik dhe demokracinë dhe për këtë arsye duhet të të mos harrohet.
“Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.
Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa”, shkruan Meta. (A2 Televizion)