
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në orët e fundit.
Telefonata vjen pas vizitës së kryeministrit izraelit, Naftali Bennett, në Moskë për të takuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Pas takimit me Putin, kryeministri izraelit, Naftali Bennett, shkoi në Gjermani për t’u takuar me kancelarin gjerman.
Me Olaf Sholz, Bennett diskutoi "çështje të ndryshme, duke përfshirë situatën midis Ukrainës dhe Rusisë", raporton Times of Israel, duke cituar stafin e kryeministrit izraelit.
Kryeministri izraelit foli dy herë gjatë mbrëmjes me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. (A2 Televizion)