
Mes 110 vendeve të ftuara nga Shtëpia e Bardhë në samitin virtual për demokracinë, të mbështetur fuqishëm nga presidenti amerikan, Joe Biden, janë edhe aleatët evropianë, Iraku e India, siç thuhet në listën e publikuar nga Departamenti i Shtetit.
Nga ana tjetër, lista nuk përfshin Kinën, e akuzuar vazhdimisht nga administrata Biden, për shkelje të të drejtave të njeriut në rajonin Xinjang, Tibet dhe Hong-Kong.
Mbledhja online është një ngjarje që Biden premtoi ta zhvillojë, ndërsa kandidoi për presidencë vitin e kaluar, me synimin për të bashkuar vendet me të njëjtin mendim rreth përpjekjeve për të luftuar korrupsionin, autoritarizmin, si dhe për të promovuar të drejtat e njeriut. (A2 Televizion)