Biden takim online me Trudeau, diskutohet bashkëpunimi dhe pandemia

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 07:28 | Bota
Biden takim online me Trudeau, diskutohet bashkëpunimi dhe pandemia

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zhvillon sot takimin e tij të parë dypalësh me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Gjatë diskutimeve që do të bëhen online, për shkak të masave kundër Covid-19 pritet të nxirret në pah partneriteti i fortë midis dy vendeve fqinje.

Njoftimin e bëri zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Takimi do të jetë një mundësi për të dy drejtuesit për të rishikuar përpjekjet e përbashkëta në fusha me interes të përbashkët si kundërpërgjigjja ndaj COVID-19, ndryshimet klimatike dhe lidhjet ekonomike që bashkojnë vendet, si dhe lidhjet e njerëzve që ekzistojnë mes dy shteteve tona”, tha Psaki. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos