Plagosja me thikë në Fier, policia jep detaje

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2026, 18:13 | Kronikë

Plagosja me thikë në Fier, policia jep detaje

Policia e Fierit ka dhënë detaje mbi9 plagosjen me thikë që ndodhi pasditen e së martës në Fier.

Sipas bluve, "rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, janë konfliktuar shtetasit B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç".

"Gjatë konfliktit, shtetasi 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) 29-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 29-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën", lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos