Bie nga kati i 6 i hotelit, ndërron jetë e talentuara e volejbollit italian

Nga A2 CNN
13 Prill 2023, 13:23 | Sporte të tjera
Bie nga kati i 6 i hotelit, ndërron jetë e talentuara e volejbollit

Volejbolli italian është në zi. 18-vjeçarja Julia Ituma, e vlerësuar si një nga talentet më të mëdha të volejbollit italian, ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i 6 i një hoteli në Stamboll, aty ku ishte akomoduar ekipi i saj i Novarës.

Ngjarja e rëndë është zbuluar në orën 05:30 të së enjtes, kur u gjet trupi i saj i pajetë poshtë hotelit Burhan Felek Sports Hall në Stamboll. Skuadra e Novarës ishte akomoduar në atë hotel pas çerekfinales së Champions League ndaj skuadrës turke të Eczacibasi.

Deri tani nuk ka asnjë raport për shkaqet e vdekjes së 18-vjeçares, e cila kishte lindur në Milano nga prindër italianë. (A2 Televizion)

Pamjet e publikuara nga televizioni turk teksa volejbollistja ishte në gjendje jo të mirë

https://www.youtube.com/watch?v=1JVaq61j3I4

A2 CNN Livestream

Latest Videos