
Italia konfirmon projeksionet për përmirësim të krizës së koronavirusit. Të dhënat e përditësuara flasin për 542 viktima në 24 orët e fundit, më pak se të martën, kur u raportuan 604 vdekje.
Sa i përket të infektuarve, shënohet një rritje e lehtë. 1195 kundrejt 880 që ishin një ditë më herët.
Lajmi më pozitiv është se të shëruarit janë më shumë se kurrë më parë, plot 2099, ndërsa 10 ditët e fundit është vërejtur një rritje me 60% e pacientëve që e kanë fituar betejën me Covid-19.
Në total, viktimat janë mbi 17 600, mes tyre 96 mjekë. (A2 Televizion)