Për herë të dytë në pak kohë përfshihet nga flakët fabrika e kafes në Pogradec

Nga Artin Halili
30 Tetor 2026, 23:14 | Kronikë

Për herë të dytë në pak kohë përfshihet nga

Fabrika e kafes “Enkelana” në Pogradec është përfshirë sërish nga zjarri. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që objekti përfshihet nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e konsiderueshme e fabrikës është përfshirë nga zjarri, shkruan A2.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes është edhe policia.

Ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e zjarrit apo për dëmet e shkaktuara.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos