“S'bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet”, Berisha në “ÇdoKënd”: Referendum për të më votëbesuar

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 21:03 | Politikë

“Nuk bëhem kryeministër, nëse fitoj zgjedhjet”. Këtë deklaroi kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në Çdo kënd me Merita Haklajn në A2 CNN. Sipas tij për kryeministrin do të vendosë referendumi dhe për këtë nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese.

“Një gjë kam deklaruar se unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjedhjet. Jo. Bëhem kryeminsitër me referendum. Po fitova zgjedhjet do votojnë edhe njëherë shqiptarët për kryeministrin. Kushtetuta nuk e pengon se ti u jep mundësi me 3-4 kandidatura me referendum popullor. Absolutisht asnjë ambicie, por respekt. Se nëse ti udhëheq fushatën dhe fiton të gjitha ato që u ke thënë qytetarëve ata kanë të drejtë. Atëherë del problemi që ata duhet të vendosin veças për kandidaturat e kryeministrit”, tha Berisha në Çdokënd me Merita Haklajn ën a2 CNN.

Berisha shprehu bindjen opozita fiton zgjedhjet brenda një muaji pa Edi Ramën.

“Në kushte të lira, sot opozita fiton zgjedhjet nëse zgjedhjet bëhen brenda një muaji pa Edi Ramën”, tha ai.

Kreu demokrat i qëndroi deklaratave të tij për kufizimin në dy mandate të kryeministrit.

“Jam, sepse nga viti 1990-2013 ka ndodhur 4 rrotacione. Nga 2013 deri më sot asnjë rrotacion sepse në Shqipëri rrotacionin e lejon krimi i organizuar me Edi Ramën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos