Bien në pus dhe humbin ndjenjat, një fëmijë jep alarmin dhe i shpëton

Nga A2 CNN
30 Gusht 2020, 18:08 | Kronikë
Bien në pus dhe humbin ndjenjat, një fëmijë jep alarmin dhe

Një e diel që mund të shndërrohej në tragjike për dy persona nga fshati Romës i Vlorës. Dy personat, një 55 dhe 23- vjeçar, po tentonin të riparonin pompën e një pusi, kur me shumë mundësi nga gazi i ndodhur në pus, ata kanë humbur ndjenjat.

Pas lajmërimit të një fëmije, që ka dhënë alarmin, personat janë shpëtuar nga vetë familjarët, që i kanë nxjerrë nga pusi dhe janë drejtuar në spitalin rajonal të Vlorës.

Aty, dy shtetasit, me iniciale B.Xh dhe E.I, po trajtohen nga personeli shëndetësor, ku nga burimet njërit prej tyre i nevojitet ende ndihma e oksigjenit, ndërkohë që personi tjetër është përmendur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos