Shpërndanin lëndë narkotike, 6 të arrestuar në Dibër

Nga A2 CNN
30 Gusht 2020, 09:58 | Kronikë
Shpërndanin lëndë narkotike, 6 të arrestuar në

Policia ka vënë në pranga 6 persona në Dibër, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në këtë qytet dhe në zonat përreth.

Bëhet e ditur se në pranga janë vënë shtetasit: R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç,  dhe E. Xh., 15 vjeç,  të gjithë banues në Bulqizë.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri - tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve  narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë  tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë  gjetur  doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos