
Janë 9 viktimat e pandemisë në Kosovë në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i shpallur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë.
Rastet e reja të infeksionit nga COVID-19 janë 129, kryesisht në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Vushtrri. ndërkohë që të shëruarit janë 152.
Bilanci total në Kosovë flet për 11545 persona të infektuara, me 410 viktima. (A2 Televizion)