Bilanci në Kosovë, rritje e të infektuarve, 12 viktima

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 15:20 | Kosova
Bilanci në Kosovë, rritje e të infektuarve, 12 viktima

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë deklaruar se, në 24 orët e fundit, ka pasur 271 raste të reja me COVID-19, në rritje nga dita e djeshme, ku ishin 137 raste.  

Në rritje edhe viktimat, 12, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 10.  Numri total i rasteve pozitive në Kosovë shkon në  49 577. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 417 pacientë, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 10 721.

Në Prishtinë, regjistrohet pjesa më e madhe e rasteve,  121, e ndjekur nga  Fushë-Kosova me 16 raste, Podujeva me 16 raste, Ferizaj me 14 raste dhe Gjilani, 12 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos