Bino: Nuk ka pasur efekte anësore deri tani nga vaksina e AstraZeneca

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 18:46 | Aktualitet
Bino: Nuk ka pasur efekte anësore deri tani nga vaksina e AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama, ministrja Manastirliu dhe Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino inspektuan procesin e vaksinimit të mësuesve në qarkun e Durrësit.

Pasi folën në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit në vendin tonë, shefja e ISHP, Bino foli në lidhje dhe me vaksinën e AstraZeneca, e cila aktualisht është pezulluar në disa vende për motive sigurie në lidhje me disa efekte anësore tek disa persona të infektuar.

Sipas Silva Binos deri tani, në vendin tonë, asnjë nga personat e infektuar me vaksinën e AstraZeneca nuk ka shfaqur ndonjë efekt anësor.

 “Edhe Agjencia Rregullatore e Mbretërisë së Bashkuar, që është një agjenci tepër strikte dhe që ka administruar me miliona doza apo agjencitë rregullatore të Kanadasë dhe Australisë që po e lejojnë vijimin e vaksinimit, janë agjenci të cilat japin një lloj sigurie më shumë. Por edhe gjatë procesit në vend, që nga e shtuna dhe deri tani, procesi ka ecur mirë, nuk ka pasur efekte anësore. Natyrisht që ka një lloj hezitimi nga gjithë publikimet që bëhen në media”, theksoi Bino. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos