Tre kahe artistike, sërish bashkë pedagogët në një ekspozitë për kohën

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 16:46 | Aktualitet
Tre kahe artistike, sërish bashkë pedagogët në një

Kjo është ekspozita e tretë që Artan Buca, Orlis Vathi dhe Ermal Baboci hapin së bashku në Galerinë e Universitetit ku jetojnë artistikisht prej vitesh. Dikur ata ishin studentë në këtë shkollë, sot si pedagogë, i rrëfejnë studentëve të tyre por edhe publikut rritjen e tyre artistike.

Galeria e ndarë në tre ambiente i ofron secilit prej artistëve hapërsirën e vet, ndërsa publikut tre këndvështrime për kohën.

Si një përqasje ndaj së tashmes dhe së shkuarës, ekspozita e titulluar “Kahe 3” e pret publikun përgjatë gjithë muajit mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos