Tre javë pasi qeveria nisi hapjen graduale të ekonomisë, xhiro e ulët dhe konsumi i dobët mbeten problem. Pjesa më e madhe e bizneseve, edhe pse kanë ngritur qepenat, nuk po arrijnë të shesin. Kjo për shkak të kufizimit të lëvizjes, por edhe përqendrimit të qytetarëve për të blerë kryesisht vetëm produkte ushqimore dhe për të shmangur blerjet e tjera. Rrjedhimisht, aktivitetet e vetme që në këtë periudhë po gjenerojnë fitime janë zinxhiri i industrisë ushqimore. Mira Pogaçi, Drejtore ekzekutive e shoqatës “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”, foli në A2 Business për këtë temë. (A2 Televizion)
Biznesi në punë, por nuk ka xhiro
