BKH e kompletuar, Dumani: Hetuesit janë të motivuar, puna është përmirësuar

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 11:02 | Aktualitet
BKH e kompletuar, Dumani: Hetuesit janë të motivuar, puna

Vijon në Këshillin e Lartë të Prokurorisë seanca e raportimit të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Ky i fundit është pyetur nga anëtari i KLP-së, Bujar Sheshi nëse është bërë efektive Byroja Kombëtare e Hetim, e cila tashmë e ka të plotësuar organikën.

Dumani deklaroi se BKH është tashmë një byro funksionale ndërsa shtoi se përmirësimi i punës është i ndjeshëm.

“Ka numër më të lartë veprimesh hetimore. Hetuesit janë të motivuar. Ka edhe një mekanizëm për vlerësimin e performancës së tyre. Mungesa e ambienteve e vështirëson punën e tyre, por jemi përpjekur që hetimi të ecë. Kemi kryer veprime edhe ne ditët e pushimit. Jemi në pritje të një ambienti të ri.”

Po ashtu, kreu i SPAK kërkoi nga KLP që të ndërhyjë me vendimmarrje për ambientet e reja.

Kurse, i pyetur nga Tartar Bazaj nëse është e nevojshme rritja e numrit të prokurorëve në mbi 20, Dumani tha se vlerëson se për momentin numri 20 është i mjaftueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos