Blerja e Newcastle nga arabët, në dyshim. Shkak, pirateria e të drejtave televizive nga sauditët

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 17:30 | Futboll
Blerja e Newcastle nga arabët, në dyshim. Shkak, pirateria e të

Blerja e Newcastle United për një shumë prej 300 milionë stërlinash nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite dhe i mbështetur nga Princi i Kurorës, Mohamed bin Salman, është vënë seriozisht në dyshim.

Gjithçka ka marrë shkas nga një raport i Organizatës Botërore të Tregtisë, për shkak të vazhdimit të piraterisë nga ana e sauditëve. Raporti pretendon se Premier League, nëse do të jepte dritën jeshile për shitjen, do të shkonte kundër vendimeve të tyre dhe provave faktike.

Liga Angleze ka deklaruar se do të dalë me një qëndrim zyrtar në harkun kohor të 9 javëve.

Sipas revistës “Forbes”, shanset që konsorciumi i mbështetur nga sauditët të marrë frenat e skuadrës nga veriu janë 50 me 50. Argumenti kryesor i OBT-së përqendrohet në skandalin e piraterisë që ka tronditur procesin e shitjes së klubit. Transmetuesi saudit, një shërbim televiziv pirat me pagesë, akuzohet se vjedh sinjalin e kampionateve të futbollit, përfshirë Premier League dhe LaLiga, të drejta të cilat zotërohen nga Bein Sport.

Arabia nuk e ka fshehur asnjëherë që do të shkatërrojë Katarin financiarisht, por me këtë veprim, Premier League-s po i shkakton një dhembje koke edhe më të madhe se vrasja e gazetarit hetues Jamal Kashoggi.

Pirateria është zbuluar nga Organizata Botërore e Tregtisë, ndërsa kjo ka një kosto prej qindra milionë stërlinash. Shefi i OBT-së, Roberto Azavedo deklaroi se marrëveshja për të drejtat e pronësisë intelektuale është shumë e qartë.

Edhe pse mosmarrëveshjet janë ende në procedura konfidenciale, sigurisht që do të ketë një vendim, por se si do të reagojnë anëtarët, varet plotësisht prej tyre.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos