Blerja e parë e Real Madrid është një mbrojtës

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 16:23 | Futboll
Blerja e parë e Real Madrid është një mbrojtës

Real Madrid ka afruar në ekip mbrojtësin gjerman, Antonio Rudiger. 29-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin që sapo ka fituar Champions League, duke mbyllur aventurën te Chelsea.

Rudigerit i skadoi kontratë me londinezët, kështu që Real nuk shpenzoi për blerjen e tij.

https://twitter.com/ToniRuediger/status/1532324822218428417

Sipas “AS”, qendërmbrojtësi do të përfitojë rreth 10 milionë euro në sezon, po aq sa David Alaba.

Antonio Rudiger ka fituar me Chelsea 1 Champions, 1 Europa League, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Evrope dhe Kupë Anglie. Gjithashtu, është përfshirë në formacionin më të mirë të Champions League në dy edicionet e saj të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos