Blerja e parë e Tiranës për janarin është në mbrojtje

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 17:59 | Futboll
Blerja e parë e Tiranës për janarin është në

Tirana duket se ka arritur një marrëveshje me Jurgen Goxhën, i cili bëhet kështu përforcimi i parë i skuadrës për merkaton e janarit. Mbrojtësi durrsak lë Erzenin në Kategorinë e Parë për t’iu bashkuar bardhebluve për gjysmën e dytë të sezonit.

Largimi i Sedat Berishës drejt Dritës në kampionatin e Kosovës pasi palët ndërprenë kontratën duket se ka detyruar klubin kryeqytetas të kërkojë për një alternativë, duke e gjetur te 27-vjeçari.

Përveç aftësive mbrojtëse Goxha duket se ka edhe “vesin” e golit, pasi ka shënuar 7 të tillë në fazën e parë me Erzenin, madje duke realizuar dopieta në dy takime.

Tirana momentalisht ndodhet në vend të 7 në renditje, me 17 pikë, vetëm 2 më shumë se Kamza e vendit të parafundit me të cilën përballet më 27 janar në ndeshjen e parë të fazës së tretë të sezonit. Ndërsa më 23 janar, do të zhvillojë përballjen e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë kundër Flamurtarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos