Larg Napolit por sërish në Itali, një klub i madh mendon për Hysajn

Nga A2 CNN
21 Janar 2019, 14:10 | Futboll
Larg Napolit por sërish në Itali, një klub i madh mendon për

Edhe pse është përfolur shumë kohët e fundit se Elseid Hysaj mund të bashkohet me Maurizio Sarrin te Chelsea, një tjetër klub i madh europian duket se po mendon për të.

Sipas mediave italiane Interi po e sheh si alternativë mbrojtësin e kombëtares shqiptare, pasi nuk është bindur plotësisht nga Sime Vrsaljko, kroati i mbërritur në huazim nga Atletico Madrid. Zikaltrit po mendojnë që të mos e paguajnë shumën që duhet për të mbyllur blerjen.

Nënkampioni i botës u pa fillimisht si një përforcim i vlefshëm, por për shkak të dëmtimeve që ka pasur në “San Siro”, drejtuesit e klubit nuk janë të bindur.

Sipas “Tuttosport”, Marotta sheh te Hysaj një lojtar me vlerë, edhe pse në muajt e fundit nuk është aktivizuar shumë nga Ancelotti te Napoli. Shqiptari është nën kontratë ne Napolin deri në qershor 2021 dhe klauzola e prishjes së saj është 50 milionë euro, por duket se një ndarje këtë verë është e pashmangshme dhe Interi shpreson të arrijë marrëveshje për një shumë më të vogël se kjo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos