
Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar paraditen e kësaj të mërkure në Gjykatën e Shkodrës, seanca gjyqësore për ekstradimin e Ilir Bajrit drejt Italisë.
Autoritetet italiane e kërkojnë Bajrin, pasi Gjykata e Bolonjës e ka dënuar në vitin 2009 me 5 vite e 6 muaj burgim për akuzat e trafikut të narkotikeve dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Seanca në gjykatën e Shkodrës dështoi pasi nuk u paraqit avokati i tij mbrojtës.
Ilir Bajri u arrestua në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit “Bajri” të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bashkë me disa persona të tjerë, ndërsa çështja ndaj tyre vijon ende tek Gjykata e krimeve te rënda në Tiranë. (A2 Televizion)