Instagram-i, i cili është kthyer në rrjetin social ku shumë të rinj e jo vetëm kalojnë një pjesë të madhe të kohës, ka shfaqur probleme gjatë së enjtes.
Sipas “Downdetector”, e cila monitoron rrjetet sociale, problemet për mijëra përdorues kanë nisur që prej mesditws së të enjtes. Deri tani nuk ka një reagim zyrtar dhe është e paqartë nga se janë shkaktuar problemet.
Ndërkohë, ashtu siç ndodh zakonisht, edhe këtë herë, përdoruesit e Instagram-it kanë kaluar në Twitter për të treguar problemet e tyre. Rreth 51% e atyre që raportuan probleme, nuk kanë mundur të futeshin në aplikacion, ndërsa 29% kishin probleme me serverin.
Që prej mesditës, #instagramdown është një nga hashtaget më të përdorura në Twitter, ku nuk mungojnë edhe memet e shumta. (A2 Televizion)