"Dekriminalizim dhënies, por jo marrjes së ryshfetit për personat që kallëzojnë vetë rastet"

Nga A2 CNN
30 Korrik 2025, 11:43 | Blog

"Dekriminalizim dhënies, por jo marrjes së ryshfetit për

Nga Petro Koçi

Meqë po flasim për Kodin Penal po bëj një propozim publik për institucionin e bashkëpunimit me drejtësinë:

Jam për dekriminalizimin e dhënies, por jo marrjes së ryshfetit për personat që kallëzojnë vetë rastet kur u kanë dhënë apo u japin ryshfet zyrtarëve të shtetit për të përfituar favore apo fituar një të drejtë ku mund të përfshihen;

Marrja e nje licence

Marrja e një leje ndërtimi

Marrja e titullit të pronësisë apo legalizimit

Fitimi i një procesi gjyqësor

Rrëzimi i një procesi penal

Sigurimi i një vendi pune

Shitblerja e votës

Heqja e gjobës

Favorizimi në shkelje të ligjit në pagesë tatimesh apo doganash

Fitimi i një prokurimi publik.

Sigurisht që rastet e provueshme sipas ligjit do të pasonin me ndëshkime penale për zyrtarët e denoncuar. Sepse vetëm denoncimi nuk do të mjaftonte dhe mund të shndërrohej në institucion abuzimi.

Besoj se do të përfitonim një katarsis të gjerë dhe të fortë.

Kjo është vetëm një ide e cila duhet përpunuar nga ekspertët në mënyrë që t’i shërbente vetëm ndëshkimit të korrupsionit dhe jo larjes së hesapeve mes të fortëve që nuk mungojnë mes zyrtarëve tanë.

Një variant mund të ishte për shembull një amnisti për çdo ryshfetdhënës në 15 vitet e fundit që denoncon me prova aktin e ndëshkueshëm nga ligji. Dhe nuk e kam fjalën për ndonjë arkë me peshk. Por, për ata që kanë paguar rëndshëm xhepa zyrtarësh për të fituar një të drejtë apo përfituar një favor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos