"Një lider që donte ta shihte vendin të bashkuar, modern dhe dinjitoz"

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2025, 17:36 | Blog

"Një lider që donte ta shihte vendin të bashkuar, modern dhe

Nga Arben Malaj

Prehu në paqe, i dashur Fatos!

Jeta shpesh u tregua e padrejtë me ju… por ju nuk u dorëzuat kurrë.

E përballuat gjithçka me dinjitet, me mençuri dhe me dashurinë tuaj për Shqipërinë.

Shpesh ju vlerësonit se ishit i parakohshëm për politikën shqiptare, ku dominonte urrejtjet, prapaskenat, hakmarrjet primitive dhe pazaret e pista.

Perballe cdo veshtiresie ju mbetet perhere mendje e lirë, një shpirt europian, një lider që donte ta shihte vendin të bashkuar, modern dhe dinjitoz.

Shpesh nuk u kuptuat siç duhet — sepse ju e shikonit më larg, e donit më shumë dhe e matnit politikën me standarde që ende mungonin.

Ju nuk e përdorët kurrë vuajtjen si justifikim për hakmarrje.

Edhe kur jeta ju sprovonte, ju zgjodhët urtësinë mbi inatin, bashkëpunimin mbi përçarjen.

Ishit dhe mbetët modeli i një politikani që kupton se krizat e renda te Shqiperise mund te perballoheshin duke filluar nga ctensionimi politik dhe paqja sociale.

Në vitin 1997, Shqipërinë e gjetët në krizën më të thellë politike, ekonomike dhe sociale.

Në pak vite, Shqiperia rifitoi shpresën.

Ne 2003 me nenshkrimin e MSA ajo nisi rrugën e integrimit evropian dhe u anëtarësua në NATO.

Në vitin 1998, vendi miratoj Kushtetutën e parë demokratike — një arritje që mban edhe vulën e vendosmërisë dhe vizionit tuaj.

Ju nuk kërkuat pushtet për vete, por për të forcuar shtetin dhe lirinë.

Nuk kërkuat hakmarrje, por pajtim.

Nuk tundoheshin nga elozhet, por kenaqeshit nga rezultatet.

Mirënjohje të përjetshme për për mikun, për liderin që besoi se politika mund të jetë e ndershme dhe humane.

Ju qoftë i lehtë dheu i atdheut tuaj – që e deshët dhe i shërbyet me shpirt e dashuri deri në fund.

Perhere mirenjohes!

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos