
Që nga fillimi i agresionit të madh rus, Bashkimi Europian e ka përkrahur Ukrainën me 195 miliardë euro!
Tingëllon shumë marramendëse. E si duket në praktikë?
Një koleg i gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” në një koment ka bërë një analizë origjinale. Ja çfarë shkruan: “Megjithatë, po ta pjesëtojmë këtë shumë totale (195 miliardë euro) me popullsinë e BE-së - pra, të pjesëtuar për 450 milionë njerëz - dhe po ta pjestojmë këtë rezultat më pas me katër vitet e luftës, atëherë në fund del një shifër shumë më pak spektakolare: 108 euro e 33 centë.
Ky është çmimi që çdo evropian dhe evropiane ka paguar në vit që nga viti 2022, që Ukraina t'i rezistojë imperializmit vrasës të Putinit - rreth 60 euro më pak sesa kushton aktualisht abonimi standard i Netflixit pa reklama”.
E.R. (A2 Televizion)