“S’e botoj dot sepse nuk më lë ai lart!” Ben Blushi: Një histori e shkurtër e romanit tim të ri

Nga A2 CNN
11 Tetor 2025, 13:38 | Blog

“S’e botoj dot sepse nuk më lë ai lart!” Ben Blushi:

Nga Ben Blushi

Isha në shtypshkronjë për të korrektuar variantin përfundimtar të romanit tim të ri që del në fillim të muajit nëntor.

Është herët për të treguar më shumë për përmbajtjen, por për të qetësuar dyshimet e mia ia dhashë dorëshkrimin dy shkrimtarëve dhe tre botuesve.

Shkrimtari i parë tha se ky roman e ndan letërsinë shqipe në dy pjesë: para dhe pas tij.

Shkrimtari i dytë tha duhet ta botosh patjetër dhe me çdo sakrificë.

Botuesja e parë më tha nuk e botoj dot sepse nuk më lë ai lart.

Në fillim mendova se ai lart ishte Zoti, por më vonë mora vesh se ishte burri i saj.

Botuesja e dytë e lexoi deri në mes dhe u tmerrua aq shumë sa nuk lexoi dot gjysmën tjetër.

Botuesi i tretë më tha nuk kam frikë. Jam ateist.

Zgjodha të tretin.

Nuk e di a do më duhet një i katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos