Bloomberg i jep fund fushatës, rreshtohet në krahun e Biden

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 21:12 | Bota
Bloomberg i jep fund fushatës, rreshtohet në krahun e Biden

Pasi shpenzoi miliona dollarë për fushatën e tij elektorale, Michael Bloomberg vendosi të heqë dorë nga gara presidenciale.

“Tre muaj më parë, unë hyra në garën për president për të mundur Donald Trump. Sot jam duke u larguar prej saj për të njëjtën arsye”, shprehet Bloomberg përmes një deklarate për shtyp.

Sipas të dhënave nga mediat, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut shpenzoi gjatë kësaj kohe në fushatë rreth 409 milionë dollarë për të fituar nominimin mes demokratëve.

Megjithatë, ai shprehet se do të mbështesë ish zv/presidentin Joe Biden në këtë garë.

“Gjithmonë kam besuar se për të mundur Donald Trump duhet të ketë një bashkim mes kandidatëve, dhe pas votës së "super të martës" u bë shumë e qartë se ai kandidat është Joe Biden, një mik dhe amerikan i madh”, shtoi Bloomberg.

Të dhënat zyrtare nga Komisioni Federal Elektoral tregojnë se Bloomberg ka shpenzuar 409 milionë dollarë gjatë fushatës në muajin janar, por mendohet se ka hedhur para të tjera dhe në shkurt përpara votimit të së martës.

Pas publikimit të rezultateve zyrtare në 14 shtete, miliarderi arriti të fitonte vetëm në Samoan amerikane, ndërsa Joe Biden mori mbështetjen e 9 shteteve, një hap shumë i rëndësishëm ky për të fituar kandidaturën në radhën e demokratëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos