
Pasi Presidenti Aleksander Vuçiç deklaroi se Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të bojkotojnë Samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, ka ardhur reagimi i parë nga kampi opozitar.
“Efekti i parë i dukshëm i Ballkanit të Hapur: Rama me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE-në ku janë të ftuar nga Charles Michel për një takim Ballkani Perëndimor/ Këshilli Europian”, shkroi Pollo në Twitter.
“Refuzimi publik i ftesës akti antieuropian është shumë i dëmshëm për Shqipërinë e më gjerë”. (A2 Televizion)