Boks/ Uldedaj dhe Krasniqi, fitore me KO në Gjermani

Nga A2 CNN
23 Gusht 2020, 14:12 | Sporte të tjera
Boks/ Uldedaj dhe Krasniqi, fitore me KO në Gjermani

Dy prej boksierëve më të famshëm shqiptarë, Robin Haxhi Krasniqi dhe Jurgen Uldedaj, janë kthyer në ring pas pandemisë, duke triumfuar në duelet përkatëse. Sfidat në eventin e zhvilluar në Magdeburg të Gjermanisë folën shqip.

Në rikthimin e tij në ring, Robin Haxhi Krasniqi fitoi ne knock-out teknik, duke mposhtur kundërshtarin çek Stanislav Eschner në raundin e gjashtë. Pas këtij triumfi, 33-vjeçari do të duelojë në kategorinë deri në 79 kilogramë, që ndryshe njihet edhe si light-heavyweight.

Fitore më e lehtë ajo e Jurgen Uldedajt përballë kroatit Robert Grguriç në kategorinë cruiserweight. Megjithëse ka qëndruar pushim për thuajse një vit, djaloshi 22-vjeçar triumfoi në raundin e dytë. Ky ishte suksesi i 12 në karrierën e boksierit lezhjan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos