Aksident i tmerrshëm në Moto 2, piloti shpëton për mrekulli

Nga A2 CNN
17 Gusht 2020, 08:28 | Sporte të tjera
Aksident i tmerrshëm në Moto 2, piloti shpëton për mrekulli

Një aksident i tmerrshëm ndodhi në garën e së dielës në Moto 2, që u zhvillua në Austri. Enea Bastianini u rrëzua në xhiron e tretë të garës dhe motori i tij mbeti në mes të pistës, me pilotët pas tij që po vinin me shpejtësi në vijën e drejtë.

Njëri prej tyre, Hafizh Syahrin nuk e pa motorin e rrëzuar dhe e goditi me shpejtësi maksimale, duke u përplasur dhunshëm me të.

https://www.facebook.com/MotoGP/videos/316965409356476/
https://a2news.com/2020/08/16/motogp-fiton-dovizioso-por-me-i-lumturi-eshte-valentino-rossi-sheh-vdekjen-me-sy/

Piloti nga Malajzia qëndroi i palëvizur në tokë dhe shërbimet mjekësore të pistës e dërguan menjëherë në klinikën e pistës. Drejtori i skuadrës së Syahrin, Gino Borsoi, njoftoi se piloti për fat të mirë nuk ka pësuar asnjë dëmtim të rëndë.

“Ka pësuar shumë goditje, sidomos në ije, por është i ndërgjegjshëm”, tha Borsoi.

Mjekët thanë më vonë se Syahrin nuk ka pësuar asnjë frakturë. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CD9fKsRCqvj/?igshid=m4cjtdw9rxv9

A2 CNN Livestream

Latest Videos