
Valentino Rossi shpëtoi për mrekulli javën e kaluar pasi një aksident mes dy motorëve që ndodheshin pas pilotit italian i rrezikoi jetën veteranit.
Motorët e Zarco dhe Morbidelli u përplasën me njëri-tjetrin dhe vazhduan me shpejtësi drejt Rossit, duke i kaluar vetëm pak centimetra nga koka.
Nëse dikush mendoi se diçka e tillë do të bënte që më në fund 41-vjeçari Rossi të mendonte tërheqjen nga garat, ka gabuar.
“Nuk kam ndryshuar mendim. Nëse tërhiqem nga MotoGP, do të bëj sërish gjëra të rrezikshme. Do të garojë sërish, ndoshta me makina. Dua të bëj 24 Orët e Lë Manshit. Nuk është se do të tërhiqem nga motorët dhe do të qëndroj shtrirë në shtëpi. Do të garoj në MotoGP edhe vitin e ardhshëm”, tha Rossi në konferencën për shtyp para garës që do të zhvillohet sërish në pistën e Austrisë, aty ku ndodhi aksidenti i frikshëm. (A2 Televizion)