Legjenda e boksit botëror, Wladimir Klitschko është duke konsideruar rikthimin e bujshëm në ring.

Në moshën 43 vjeçare, kampioni ukrainas është në bisedime e sipër për një ndeshje që mund të arrijë vlerën e afro 90 milionë eurove. Traktativat e rikthimit konfirmohen nga kompania gjigante e transmetimit të evenimenteve madhore sportive, ‘Da Zon’.

Sipas tyre, legjenda ukrainase po mendon për një duel të tillë, por ende nuk ka asgjë konkrete. Edhe postimet e boksierit në Twitter kanë qenë të shpeshta kohët e fundit, çka tregon se diçka po lëviz. Wladimir Klitschko u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2017, pas humbjes ndaj britanikut Antony Joshua. (A2 Televizion)