Ikona e peshëngritjes, Shqipëria kujton Aleksandër Kondon

Nga A2 CNN
1 Maj 2019, 16:35 | Sporte të tjera

Teksa bota vajton për Ayrton Senna-n, në të njëjtën ditë, Shqipëria kujton një prej ikonave të saj: Aleksandër Kondon. 32 vjet më parë, peshëngritësi kampion u nda nga jeta në rrethana të dyshimta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kolosi i shtangës kuqezi u arratis përtej Atlantikut pas Europianit në Poloni, për t’i shpëtuar regjimit komunist. Në harkun e tre muajve, ndaj tij u regjistruan tre atentate në formën e aksidenteve, ku i fundit i mori jetën.

Aleksandër Kondo ishte vetëm 27 vjeç. Luani i Shqipërisë, siç njihej ndryshe kampioni i peshëngritjes, ishte i pari në historinë e këtij sporti në vend, që arriti të ngrinte me sukses 200 kilogramë në shtangë, ndërsa në karrierë ka fituar dhjetëra medalje europiane dhe botërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos