Një boksier 19-vjeçar ka ndërruar jetë 10 ditë pasi u mund në një ndeshje të vlefshme për Botërorin e të Rinjve, që u zhvillua në Poloni.
Rashed Al-Swaisat, nga Jordania, u rrëzua në raundin e tretë të përballjes me Anton Winogradow. Mjekët i dhanë ndihmën e parë në ring, përpara se ta dërgonin me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni në tru.
Por, të hënën u dha lajmi tragjik për vdekjen e tij. (A2 Televizion)